
Ceno Klosit i ishin shtuar 831 vota/ Deputeti i PS, Lavdrim Krashi: Nuk është normale, komisionerëve u ka thënë dikush ose i kanë detyruar

Lavdrim Krashi, që sot kishte seancën e fundit parlamentare si deputet i PS-së, duke folur në Log. në News24 në lidhje me handikapin e madh të votave që i ishin shtuar kandidatit Ceno Klosi në Qarkun e Fierit, u shpreh se kjo nuk është normale, sepse nuk mund të jetë gabim që 1 mijë vota të kalojnë nga njëri te tjetri.
Sipas Krashit, komisionerët kanë pjesën e tyre të fajit, por atyre u ka thënë dikush, për të mos thënë që i ka detyruar dikush.
Lavdrim Krashi: “Politika shqiptare ka një problem të madh, integriteti individual i njerëzve. Ceno Klosin e njoh shumë pak, por për mua nuk ka rëndësi emri, por sistemi elektoral se si është në Shqipëri se si ne i numërojmë votat. Nuk mund t’i nxjerr të pafajshëm ato komisionerë, të majtë e të djathtë, që kanë tjetërsuar rreth 1 mijë vota, që kanë qenë për dikë apo njerëz të tjerë dhe ia kanë dhënë një njeriu tjetër. Kjo nuk është normale. Administrata zgjedhore duhet të jetë profesionale.
Po të ishin 10 vota, mund ta quajmë edhe gabim njerëzor, por 1 mijë nuk është i tillë. Është gabim i qëllimshëm. Për mua fjala kyçe është integriteti. Komisionerët kanë pjesën e tyre, por atyre u ka thënë dikush, për të mos thënë që i ka detyruar dikush. Në këtë kuptim, mendoj që integriteti i disa deputetëve cenohet. Nuk e kuptoj se si mund të jepen 1 mijë vota më shumë dikujt.”

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128