Cili është skenari i protestës tek Kryeministria?/ Berisha: Kryengritje e fuqishme, por paqësore

10 Shkurt 2026, 14:02 / POLITIKË ALFA PRESS
Cili është skenari i protestës tek Kryeministria?/ Berisha:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën për shtyp para protestës së sotme që do të mbahet në orën 17:00 para Kryeministrisë, zbuloi skenarin e saj. Ndër të tjera kreu i demokratëve shtoi se kemi të bëjmë me një skenar të një kryengritje të fuqishme paqësore. “Skenari i protestës është skenar i një kryengritje të fuqishme paqësore që do të përcjellë, sot më shumë se kurrë, në vatrat e të gjithë shqiptarëve, por edhe në Bruksel, Uashington, Berlin dhe qendra të tjera kryesore, se ne nuk mposhtemi kurrë nga një narkokraturë. Jemi të vendosur që të mbrojmë me çdo çmim, vlerat e përbashkëta që njerëzit e lirë ndajnë në Shqipëri dhe botë.

Skenari sot zhvillohet pas dështimit të fazës së parë të grushtit të shtetit dhe inicimit menjëherë të fazës tjetër të grushtit të shtetit, nga Edi Rama. Zhvillohet edhe pas kartonit të zi që i nxorrën mbrëmë dhe sot në Bruksel njeriut që për vjedhjet e tij, është i gatshëm t’i vërë flakën një procesi aq jetik, integrimit Europian të Shqipërisë, ëndërrës më fisnike të shumë e shumë gjeneratave, ëndërrës së Shqipërisë, zonjë në Europë.

Në këtë kuadër dua të theksoj këtu, thirrjen time për shqiptarët kudo që janë. Është jetike, vendimtare kontributi i tyre. Shumë e shumë prej tyre, fluturojnë nga vendet ku janë dhe vijnë në Shqipëri, por ftoj ata, të organizohen për protestët më të fuqishme që janë zhvilluar ndonjëherë, para përfaqësive të narkoshtetit në vendet ku jetojnë.

Këto protesta të cilat PD do japë kontributin e saj me anëtarët dhe mbështetësit, janë sot të domosdoshme dhe jetike, në këto çaste, në këto momente kur Edi Rama ka tejkaluar çdo lloj ligji, standardi, norme morale në qëndrimet e tij, si kryeministër ndaj shqiptarëve. Kjo protestë shënon, hap dhe siparin e fillimit të protestave pranë përfaqësive të narkoshtetit, për të ju thënë popujve të atyre vendeve se, kjo përfaqësi përfaqëson narkoshtetin, kurse ne në rrugë përfaqësojmë kombin shqiptar”, shtoi Berisha.

Po ndodh...

ide