Debate në mbledhjen e Këshillit Kombëtar/ Dritan Burgia largohet nga salla në mënyrë demonstrative: Ne vijmë të flasim, ju na ndaloni!
17 Dhjetor 2025, 19:17 / POLITIKË

Anëtari i Kryesisë së PD, Dritan Burgia është larguar në mënyrë demonstrative nga salla ku po mbahet me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Burime brenda mbledhjes, thonë se Burgia u largua pasi u ndaluan diskutimet në këtë forum të lartë të PD, përvecse për protestat.
“Ne vijmë të flasim në forume, ju thoni nuk lejohet të flasim për asgjë veç protestës”, është shprehur anëtari i kryesisë së PD.
Burgia është një ndër organizatorët e takimit të parë që ndërmori Ervin Salianji në Durrës, për riorganizimin dhe rienergjezimin e partisë.
Ai u atakua më parë në mbledhjen e Kryesisë së PD, se bashkëpunon me PS.
Po ndodh...
Çfarë tha e nuk i doli!
Nga Alfapress
ide
Shkëlqimi dhe rënia e shokut Edi
Nga Demush Shasha
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Nga Azgan Haklaj
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
Nga Veton Surroi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128