Debati/Mediu largohet nga mbledhja, përplaset me Bushkën

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ditën e sotme u përplas me deputetin Fatmir Mediun. Ky i fundit kundërshtoi nismën e deputetit Enkelejd Alibeajt për hapjen e plotë të dosjeve të ish-sigurimit për çdo qytetar. Ai tha se nuk mund të hapen dosjet për shtresë e ish-të përndjekurve politikë.
DEBATI:
Fatmir Mediu: Të hapen dosjet, por nuk mund ti bëjmë moral ish të përndjekurve politikë. Ka histori të presioneve brenda familjes që ne nuk mund ti rindezim. Nëse nuk u dhamë mundësinë që për këto krime nuk ka asnjë përgjegjës sot, të paktën të mos u shtojmë mundimet brenda familjeve. Vetë shteti funksionon bazuar mbi balancën e pushteteve. Nuk fillon çdo gjë kur na do qejfi ne për të goditur politikisht. Do të ishte e drejtë që të orientohemi drejtë transparencës. Shtresën e të përndjekurve politikë duhet ta përjashtojmë për të mos i shtuar më shumë se çka kaluar në këto 30 vite.
Klotilda Bushka: Nisma është tërësisht në përputhje me të drejtën e publikut për transparencë dhe të drejtë informimi. Është për ata persona që mund të ushtrojnë funksione publike. Është një simbolikë e fuqishme për brezat e ardhshëm. Mund të keni të drejtën tuaj ta paragjykoni.
Fatmir Mediu: Hiqni dorë nga hapja e dosjeve për të përndjekurit politikë.
Enkelejd Alibeaj: Jam i prirur të shoh dhimbjen që ka ndodhur ndaj të gjithë pjesës së të persekutuarve politikë. Dilema ka qenë kjo: të mos hapim dosjet se mund të ketë pasur raste kur vrazhdësia e ish sigurimit mund të ketë shkuar brenda familjeve të ish të përndjekurve politikë. Por kjo ka edhe rastin tjetër që vrazhdësia e ish sigurimit nuk do të dilte asnjëherë. Kjo lloj dileme na ka shoqëruar ne gjatë gjithë kohës. Ajo që kam bindjen që duhet të ndodhë është: e vërteta na bën të lirë. Edhe ish të përndjekurit politikë që kundër dëshirës së tyre, të shtyrë, të shantazhuar, nën presion mund të jenë thyer nga presioni komunist, shoqëria shqiptare sot, por edhe familjet e tyre, do të duhet të kuptojnë që shkak nuk ka qenë thyerja e tyre, por ka qenë kriminaliteti i shtetit komunist.
-
Rihapet 'Gërdeci'/ Fatmir Mediu paraqitet në SPAK
21 Shtator, 10:21
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

