Denoncimi i kreut të PD, Durrës, Joni Myshketa: Ujërat e zeza janë rrezik për mijëra banorë që jetojnë aty

Kryetari i degës së PD, Durrës, Joni Myshketa, në një postim në facebook, denoncon mungesën e infrastrukturës bazë në zonën e Spitallës, në qytetin e Durrësit.
Ai shprehet se “pa rrugë dhe kanalizime jeta në të duket sikur nga ngecur në mesjetë”. Ndërkohë ujërat e zeza janë rrezik i përhershëm për shëndetin e mijëra banorëve që jetojnë aty.
Postimi i plotë i kryetarit të degës së PD, Durrës, Joni Myshketa:
Pavarësisht propagandës, realiteti nuk mund të zhbëhet dot.
Ndonëse ndodhet në zemër të Durrësit, Spitallës i mungon infrastruktura bazë.
Pa rrugë dhe kanalizime jeta në të duket sikur nga ngecur në Mesjetë.
Ujërat e zeza janë rrezik i përhershëm për shëndetin e mijëra banorëve që jetojnë aty.
Ndonëse qendra e qytetit nuk është larg, lagjja është e lënë totalisht në harresë.
Kjo është filozofia e investimeve të pushtetit lokal të kësaj mazhorance në të gjithë Shqipërinë, duke e përqëndruar të gjithë vëmendjen tek 'dritat e qendrës' dhe duke harruar hallet dhe problemet reale të njerëzve.
Spitalla nuk është një problem i izoluar dhe i veçuar, por është Shqipëria reale, aty ku jetojnë shumica e njerëzve, që përditë përballen me vështirësi të mëdha.
Ndaj thirrja e Partisë Demokratike është për një shkundje të madhe, për një ndryshim të madh që ta orientojmë politikën te hallet dhe problemet e njerëzve dhe jo te propaganda e dritave të gënjeshtra.
Shqipëria ka nevojë për ndryshim!
Partia Demokratike e Shqipërisë do ta ofrojë atë së bashku me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



