Denoncimi i PD/ Një fëmijë 10-vjeç u ndalua nga policia, Bozdo: Arrestimi i tij tejkalon çdo kufi, është degradim i institucioneve

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar çdo kufi me arrestimin e një fëmijë 10 vjeç vetëm pse ishte në protestë.
Bozdo shkruan në një status në facebook, se akoma më shqetësuese janë akuzat për dhunë ndaj të miturit, të cilat e bëjnë këtë rast edhe më të rëndë.
Ndalimi i një fëmije 10-vjeçar përbën një shkelje të rëndë të çdo norme njerëzore dhe juridike. Në çdo shoqëri që pretendon drejtësi dhe shtet ligjor, një veprim i tillë është i papranueshëm. Akoma më shqetësuese janë akuzat për dhunë ndaj të miturit, të cilat e bëjnë këtë rast edhe më të rëndë.
Arrestimi i një fëmije vetëm për faktin se ndodhej në një protestë nuk ka asnjë bazë ligjore dhe tejkalon çdo kufi etik e moral. Ky nuk është zbatim i ligjit, por një keqpërdorim flagrant i autoritetit shtetëror.
Është dështim dhe degradim i institucioneve.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128