Deputetët e Gazment Bardhit bojkotojnë protestën e Berishës

Sali Berisha thirri në protestë mbështetësit në kohën kur prokurorët e SPAK shpjegonin ligjërisht në Kuvend kërkesën se përse kërkon ashpërsimin e masës ndaj ish-kryeministrit në hetim për korrupsion për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Përveç deputetëve që e mbështesin që prej kur u shpall ‘non grata’ dhe të bijës Argitës, në krah të Sali Berishës nuk ishin deputetët tashmë të etiketuar grupi i Bardhit. Madje as ata që kanë firmosur kërkesën e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese për të pezulluar arrestimin e ish-kryeministrit.
Ky nuk është bojkoti i parë i aktivitetit politik të foltores, pasi ky grup nuk mori pjesë edhe në Kuvendin që mbajti Berisha pak javë më parë. Bardhi kishte dalë kundër kësaj proteste që në mbledhjen e grupit.
Berisha kërcënoi prokurorët e SPAK se ata do të trajtohen si fallanga krimi të Ramës.
‘Tani në parlament dy laro të Edi Ramës, kanë ardhur pasi kanë vendosur në kudnërshtim me kushtetetunë privimin e lirisë ndaj meje. Ne u themi SPAK, hiqni dorë mjeranë se kemi përmbysur policinë më të egër sekrete të botës, sigurimit të shtetit, dhe ju nuk ju kemi për asgjë. Ju garantoj se do të bëj përgjegjës për çdo shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës dhe se do të trajtoheni njëlloj si falanga krimi të kreut të Meduzës, të kryehajdutit të Shqipërisë Edi Rama”,- tha Berisha.
Te enjten para parlamentit dhe në 27 dhjetor para Gjykatës së Lartë ku vendoset për vulën e partisë janë protestat që paralajmëroi përsëri ish kryeministri Sali Berisha.
-
-
-
Sali Berisha përditë fakton pse u shpall “Non Grata”
18 Dhjetor, 15:32 -
Rama publikon shifrat e turistëve: Italianët ishin surpriza e këtij viti
18 Dhjetor, 15:27 -
Po ndodh...
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
Përse protesta buçet: Rama në burg, Berisha në burg!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




