Deputetët e lëshojnë gojën/ Sara Mile i kthehet njëlloj Berishës: Ti po djeg prej 30 vitesh Shqipërinë për prap*nicën tënde

Deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë, Sara Mile i është kthyer ish-kryeministrit Sali Berisha me të njëjtin fjalor që ai përdori pak më herët në foltoren e Kuvendit.
Nga vendi i saj në sallë, Mile ka “shpërthyer” kundër kreut të Partisë Demokratike duke e akuzuar se ka që pas ardhjes së demokracisë që po “djeg” Shqipërinë vetëm për interesat e veta dhe të familjes së tij.
"Kryetar meqenëse këto fjalët janë normë dhe rregullorja nuk po respektohet dhe ky kryetari non grata tha se është nëj gjuhë popullore dhe njerëzit na kuptojnë. E meqenëse na përmendi si mbrojtës të prapanicave po si ka mundësi që vazhdon të djegësh Shqipërinë vetëm për prapanicën tënde, dhe të familjes tënde dhe të njerëzve të tu dhe nuk u lodhe për atë prapanicë ti dhe nuk u lodhën këta”, ia ktheu Mile Berishës, ndërkohë që kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi i mbylli fjalën për shkak të fjalorit të përdorur.
Kjo replikë e Miles ka ardhur pasi lideri i të djathtëve përdori fjalë aspak adekuate teksa ishte duke folur për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku.
“Parlamenti është strofulla e mbrojtjes së hajdutëve. Këta që janë pas shpinës sime, edhe këta të këtij krahu, janë të gjithë maska e Lubisë dhe Edi Ramës. Këta janë maska. Kurrë ndonjëherë të dashur qytetarë nuk keni pasur në këtë sallë një grup njerëzish, të cilët shkelmojnë mbi interesat tuaja jetike për të mbrojtur, më falni, në pamje të parë vithet e Belindës, në të vërtetë Edi Ramën", tha Berisha.
Po ndodh...
ide
Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?
Kilometri i fundit si ai i parafundit dhe pyetja e Nastradinit
Shqipëria nën kthetrat e korrupsionit!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
