Deputetët e PD-së kërkuan interpelancë, por Rama mungon në seancë, ja kujt ia delegon detyrën

2 Shkurt 2023, 11:07 / POLITIKË ALFA PRESS

Deputetët e PD-së kërkuan interpelancë, por Rama mungon

Përplasje të ashpra mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës u shënuan edhe këtë të enjte në parlament. Deputetët e PD-së, ata të cilët rrethuan foltoren dhe kërkuan që i pranishëm në seancë të ishte kryeministri Rama, për të zhvilluar një mocion me debat në lidhje me përfshirjen e shefit të qeverisë në “çështjen McGonigal”.

Gjithashtu mësohet Edi Rama ka deleguar ministren Elisa Spiropali për interpelancën e kërkuar nga opozita.

Lindita Nikolla: Zoti Shehu ju lutem lironi foltoren, do vijojmë me interpelancë urgjente me kryeministrin me një grup deputetesh të opozitës. Kryeministri ka deleguar ministren Elisa Spiropalin për këtë interpelancë.

 

 

 

Po ndodh...

ide