Deputeti demokrat i bashkohet protestës së pedagogëve: Një shtet që nuk mbështet dijen nuk ka të ardhme

14 Tetor 2022, 12:18 / POLITIKË ALFA PRESS

Deputeti demokrat i bashkohet protestës së pedagogëve: Një

Sot është zhvilluar protesta e radhës nga pedagogët të cilët kërkojnë rritjen e pagave dhe gjithashtu kanë paralajmëruar edhe bojkotimin e mësimit nëse qeveria nuk merr masa për kërkesat e tyre.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, deputeti demokrat Kreshnik Çollaku njofton se edhe ai i është bashkuar kësaj proteste si koleg dhe si deputet i Parlamentit te Shqiperise. Çollaku shprehet se i mbështet ata dhe kërkesat e tyre.

Postimi

Iu bashkova sot protestes se pedagogeve te universiteteve, si koleg, si deputet i Parlamentit te Shqiperise.

Mbeshtes pa asnje rezerve protesten e tyre,kerkesat e tyre te drejta dhe dinjitoze.

Nje vend,nje shoqeri,nje shtet qe nuk mbeshtet dijen dhe percuesit e saj nuk ka te ardhme.

#MeUniversitetin

Deputeti demokrat i bashkohet protestës së pedagogëve: Një

 

Po ndodh...