Dimri i vetmisë së madhe për Berishën, sapo ka filluar!

22 Dhjetor 2023, 20:25 / POLITIKË ALFA PRESS

Dimri i vetmisë së madhe për Berishën, sapo ka filluar!

Edhe në ëndërr t'i kishte parë kreu i Rithemelimit këto që po kalon do ishte zgjuar i trembur dhe si pas bestynisë, do t'ia kishte treguar ujit që ato që pa të mos ndodhnin kurrë.

Sot Prokurori e Posaçme dorëzoi kërkesën në GJKKO për Sali Berishën, pas marrjes së autorizimit për heqjen e imunitetit nga Kuvendi. 

Prokurorët kanë kërkuar arrest shtëpie për ish-kryeministrin. 

Por kjo është vetëm një nga goditjet e njëpasnjëshmë që kreu i Rithemelimit, ka marrë në këto ditë dimri. 

E para ishte heqja e imunetit nga parlamenti,u për t'i hapur rrugë arrestimit të tij. 

E dyta është se goditja që po merr për hetim për korrupsion nga SPAK janë të njëjta me akuzat e SHBA e cila dy vite më parë e shpalli non grata. 

Në deklaratën e tij Blinken vuloste:

“Në cilësinë e tij zyrtare, veçanërisht si kryeministër, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive të tilla si shpërdorimi i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime personale”. Kjo është akuza që ka Sali Berisha aktualisht nga SPAK.

E treta, braktisja nga aleati i tij Ilir Meta, i cili prej hallit ku gjendet, (nën hetim për pasurinë nga SPAK), nuk e shoqëroi aleatin e tij as në mini-protestat që zhvilloi.

Në radhë vjen grupi i gazbardhistave siç i quajnë jo pa ironi ata të Foltores së Berishës, të cilët po mundohen ti japin ndihmë me pikatore kreut të Rithemelimit. Nga pak dhe fshehtas jo se nuk duan të dalin hapur, por kanë frikë nga SHBA.

E pesta dhe fundit, por më e rëndësishmja që po shihet dhe si këmbanë alarmi nga vetë Berisha, është braktisja e tij masivisht nga demokratët.

Po a do të ketë diell pas kësaj stuhie për Berishën? 

Në rrethanat kudo ndodhet i braktisur nga të gjithë, gjasat janë afër zeros.

Nëse mendon sado pak për finishin e pleqërisë dhe familjen, nuk i ka mbetur gjë tjetër vetëm të mbledh plaçkat dhe të largohet nga selia e pushtuar e PD. Kështu shpëton sa të mundet tragjizmin e fatit të tij dhe çliron demokratët./Alfapress.al

Po ndodh...