Dita e të Drejtave të Njeriut. Presidenti Begaj, mesazh për 75-vjetorin e Deklaratës Universale

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh për 75-vjetorin e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut.
Presidenti Begaj thekson rëndësinë e anëtarësisë për herë të dytë të Shqipërisë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së, si dhe garanton angazhimin e institucioneve shqiptare në mbrojtjen dhe promovimi e të Drejtave të Njeriut.
“Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut- Dokumenti themelor që ka shenjuar historinë e të drejtave të njeriut mbush sot 75 vjet.
Kjo Deklaratë është ideali i përbashkët për t’u arritur nga të gjithë popujt e kombet me qëllim që çdo individ të gëzojë në mënyrë të barabartë dhe pa diskriminin liritë dhe të drejtat themelore njerëzore.
Është një përkim i bukur që në 75 vjetorin e saj, Shqipëria u zgjodh për herë të dytë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së.
Institucionet tona do të vijojnë të mbrojnë e promovojnë të Drejtat e Njeriut për një botë me liri, drejtësi e barazi për të gjithë” , shkruan Presidenti i Republikës në mesazhin e tij.
-
EMRAT/ Në kërkim për kultivim droge, pranga dy të rinjve në Elbasan
10 Dhjetor, 11:03 -
-
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



