“Do të legalizojmë Bitcoin”/ Berisha: Do jetë një monedhë e përdorur lirisht sipas rregullave

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi online me diasporën shqiptare, ka shpalosur qëndrimin e tij mbi përdorimin dhe rregullimin e Bitcoin-it në Shqipëri.
Ai deklaroi se programi i PD-së parashikon formalizimin dhe legalizimin e kësaj monedhe digjitale sipas rregullave më transparente.
Sipas Berishës, aktualisht Bitcoin është në duart e klaneve qeveritare dhe mafioze, të cilat kërkojnë të marrin monopolin e tij. Ai siguroi se një gjë e tillë nuk do të ndodhë dhe se përdorimi i kësaj monedhe do të bëhet në liri të plotë, por me mbikëqyrje të rreptë financiare. Për këtë qëllim, do të krijohet një autoritet i posaçëm për mbikëqyrjen e kriptomonedhave në vend.
“Programi ynë parashikon Bitcoinin, Blockchain dhe natyrisht formalizim dhe legalizim sipas rregullave më transparente.
Sot kjo monedhë në Shqipëri është në duart e klaneve qeveritare dhe klaneve mafioze.
Klane mafioze që nga strofullat e tyre i kërkojnë Ramës t’ua japë atyre monopolin e Bitcoin.
Bitcoin do jetë një monedhë e përdorur lirisht, natyrisht në transparencë dhe rregullat e përcaktuara nga autoritetet e mbikëqyrjes financiare të kriptomonedhave, autoritet që do ngrihet për këtë qëllim“, deklaroi Berisha.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


