Dokumenti/ Tjetër çudi nga procesi i zgjedhjes së kryetarit të PD në Kurbin: Dy dhoma të fshehta, një kuti votimi!
20 Prill 2026, 15:38 / POLITIKË

Pas publikimit të procesverbali i zgjedhjeve për kryetar të Partisë Demokratike në Kurbin, nga i cili dilte se në zgjedhje kanë marrë pjesë 784 votues, por në kuti janë gjetur 1500 fletë votimi, një tjetër çudi, (çmenduri), rezulton në ato zgjedhje.
Sipas dokumentit të mëposhtëm, rezulton se në dispozicion të demokratëve të Kurbinit për të votuar, ka pasur 2 dhoma të fshehta, por vetëm një kuti votimi!
Në pamje të parë e gjithë kjo çorbë duket si qesharake, por në fakt tregon se deri në çfarë pike ka degraduar PD e Berishës. Kujtojmë se në zgjedhjet e djeshme për kryetar të PD Kurbin, fitoj Edmond Shkoza me 517 vota kundrejt Vilson Bitraj me 249 vota, ndërkohë që Komisioni ka gjetur në kuti 1500 vota!/Alfapress.al

Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128