“Dorëheqja ime qetëson vetëm Edi Ramën dhe shërbëtorët e tij”, Noka flet pas përplasjes me Salianjin

13 Dhjetor 2025, 17:58 / POLITIKË ALFA PRESS

“Dorëheqja ime qetëson vetëm Edi Ramën dhe

Pas Salianjit, edhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, dha një prononcim për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PD.

I pyetur nga mediat për debatin mes tij dhe Salianjit, i cili i kërkoi dorëheqjen, Noka tha se kjo do të qetësonte vetëm Edi Ramën.

Ndërsa për firmat që deputetët e opozitës dhanë në Kuvend si consensus për figurën e Endri Shabanit, si Avokat i Popullit, Noka tha se PD dhe Berisha kanë kërkuar ndjesë publike.

“Dorëheqja ime qetëson vetëm një gjë, Edi Ramën dhe shërbëtorët e tij. Ky është realitet. Për firmat që janë dhënë për Avokatin e Popullit ne kemi kërkuar ndjesë.

PD dhe kryetari kanë kërkuar ndjesë publike. Kanë kërkuar ndjesë edhe shumë nga firmëtarët. Ndjesa është për arsye se në ngutje e sipër ose në një moment emocional kur ishte çështja e Bashkisë së Tiranës’, tha Noka.

Në fund, ai i bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen opozitës për protestën e 22 dhjetorit, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Flamur Noka : U bëjmë thirrje shqiptarëve që në 22 dhjetor në orën 17:00 të marshojmë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Do të ketë cikël protestash, deri kur qeveria teknike të trokasë në vendin tonë, për të larguar narkosin dhe t’i hapim rrugë zgjedhjeve të lira. Jemi i vetmi vend në Europë që nuk zhvillojmë zgjedhje të lira, por farsë.

Dorëheqja ime qetëson vetëm një gjë, Edi Ramën dhe shërbëtorët e tij. Ky është realitet. Për firmat që janë dhënë për Avokatin e Popullit ne kemi kërkuar ndjesë. PD dhe kryetari kanë kërkuar ndjesë publike. Kanë kërkuar ndjesë edhe shumë nga firmëtarët. Ndjesa është për arsye se në ngutje e sipër ose në një moment emocional kur ishte çështja e Bashkisë së Tiranës…

(Ndërhyjnë gazetarët: Firmat janë dhënë 2 javë pasi ishin anuluar zgjedhjet).

Flamur Noka : Kini durim. Sot në mbledhje Salianji tha se kishte telefonuar 5 deputetë. Flamur Noka në cilësinë e Sekretarit të Përgjitshëm të PD ka patur vullnet të shprehur për Besim Ndregjonin dhe Adriana Kalanë. Në mbledhjen e grupit kam kërkuar llogari për këtë gabim që është bërë. Ne kemi kërkuar ndjesë, se firma ishte për një fazë paraprake dhe jo për kandidimin e emrave.

(Gazetarët ndërhyjnë sërish: Janë firmosur në datën 2 dhjetor…)

Flamur Noka: Në datën 2 dhjetor, kreu i grupit parlamentar ka dërguar një kërkesë në Kryesinë e Kuvendit ku kërkon të tërhiqen firmat dhe aty janë të gjitha firmat e deputetëve të PD. Neni 70 i rregullores së Kuvendit saktëson se deri në momentin që akti shkon në Kuvend, mund të tërhiqemi.

 

Po ndodh...

ide