“E kam përgëzuar”, Berisha: Lapaj u ftua të marrë pjesë në protestën tonë të 22 dhjetorit, por…

20 Dhjetor 2025, 12:48 / POLITIKË ALFA PRESS

“E kam përgëzuar”, Berisha: Lapaj u ftua të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se kreu i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, është ftuar të jetë i pranishëm në protestën e organizuar nga PD, por ka zgjedhur të zhvillojë një protestë të veçantë me partinë e tij.

Berisha theksoi se e ka mbështetur publikisht Lapajn në disa raste dhe e ka përgëzuar për protestat që ka organizuar. Sipas tij, Lapaj përfaqëson një forcë politike dhe aktivitetet e tij protestuese janë të bazuara mbi partinë që drejton.

“Unë e kam mbështetur publikisht jo një herë, por disa herë dhe e kam përgëzuar Lapajn për protestën e tij. Natyrisht, ai përfaqëson një parti politike dhe protestën e bazon tek partia e tij”, u shpreh Berisha.

Ai bëri me dije se Partia Demokratike ka nisur tashmë protestat e saj javore përpara Kryeministrisë, ndërsa një tjetër protestë është zhvilluar edhe në Parlament.

“Me datën 22, PD, elektorati, mbështetësit dhe aleatët e saj do të jenë në shesh”, deklaroi Berisha. Në fund, ai sqaroi se Lapaj ishte ftuar jo vetëm për të marrë pjesë në protestën e PD-së, por edhe për të mbajtur fjalën e tij, por sipas Berishës, ai kishte programuar protestën e partisë që drejton.

Po ndodh...

ide