Roza Lati i jep fund marrëdhënies me Xhonatanin, çfarë ndodhi mes çiftit! Dyshja largojnë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe fshijnë foto

Lidhja e Roza Latit dhe Xhonatan Islamit ishte për shumë kohë kryefjalë e mediave rozë. Çifti shpejt e bëri këtë raport publik, duke shijuar romancën edhe publikisht. Por pas më shumë sesa 1 viti bashkë, duket se diçka ka ndodhur dhe raporti i tyre me gjasa ka mbërritur në fund.
Në rrjetet e tyre sociale si Roza, ashtu edhe Xhonatani kanë fshirë çdo foto që kishin së bashku. Nga ana tjetër, ata kanë larguar edhe njëritjetrin nga lista e ndjekësve. Në gjuhën e sotme, kjo shpesh merret si një shenjë që një çift është ndarë. Kujtojmë se përgjatë gjithë verës, çifti është parë së bashku në jug, ku Xhonatan ka qenë i zënë me sezonin turistik, teksa Roza e ka shoqëruar për 3 muaj me radhë.
Moderatorja e njohur Roza Lati prej disa kohësh ka bërë publike lidhjen e saj të dashurisë me Xhonatan Islamin. Shpesh ata ndajnë në rrjetet e tyre sociale momente të ëmbla pranë njëri-tjetrit. Mirëpo së fundmi Roza e ftuar në një intervistë ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia e tyre teksa ka theksuar se mes tyre ka shumë dashuri.
“Unë Xhonatanin e gjeta në det. Shpirtrat binjakë gjejnë njëri-tjetrin. U kuptuam dhe që nga ajo ditë nuk kemi qëndruar më pa njëritjetrin”, – u shpreh ajo.
Megjithatë, e pyetur për plane për martesë moderatorja theksoi se në këtë fazë të marrëdhënies, ata nuk janë duke menduar për këtë.
“Për martesën është shumë herët për të folur, me rëndësi është se ka shumë dashuri”, – tha Roza. Në një seri përgjigjesh për ndjekësit në “Instagram”, Roza ka treguar se po përjeton një periudhë të qetë dhe të bukur në jetë.
Ajo ka deklaruar se ka gjetur “njeriun e duhur” dhe se marrëdhënia e saj me Xhonatanin, i cili është 8 vjet më i ri, është një burim lumturie dhe harmoni. Në lidhje me pyetjet rreth mundësisë së një shtatzënie apo krijimit të familjes, Roza është përgjigjur duke theksuar se ata janë të fokusuar në të tashmen dhe po jetojnë çdo moment pa presion. Ndryshimet në rrjetet e tyre sociale janë vënë re menjëherë pas kthimit të tyre nga jugu. Nuk e dimë nëse ndryshimet që kanë pësuar në rrjetet e tyre sociale janë një reflektim i situatës së çiftit, apo diçka tjetër fshihet pas këtyre detajeve që kemi vënë re.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
