E Ngarkuara me Punë e SHBA nga Vlora: Reforma në Drejtësi është punë e të gjithëve, SHBA do të qëndrojë me ju në këtë rrugëtim!
E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy Von Horn, gjatë një aktiviteti në Vlorë me Drejtorin Rajonal të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Glodian Ahmetaj, theksoi rëndësinë e angazhimit të komunitetit për të ndërtuar besimin publik, për të përforcuar përpjekjet vendore për zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.
Ajo u shpreh se ndryshimi vjen nga njerëzit e guximshëm që “punojnë në zbatimin e ligjit, në gjykata, në qeveri, të cilët tani po krijojnë realisht këto standarde integriteti dhe transparence”.
Ndër të tjera tha se Reforma në drejtësi është punë e të gjithëve, jo vetëm e SPAK.
Reforma në drejtësi është punë e të gjithëve, jo vetëm e SPAK. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah jush në këtë rrugëtim”, tha ajo.
Duke u ndalur te AMP, VanHorn tha se puna e këtij institucioni është kritike për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
“Puna e AMP është kritike për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe për ta sjellë atë në përputhje me standardet evropiane. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nuk mund ta bëjë këtë e vetme”.
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128