
“Edi Rama, je i pashpresë!”- Berisha nga Durrësi: E bojkotuan qytetarët, ka dy ditë që nuk fle e i vë nofka gjeniut Chris LaCivita! Kur të marri vesh një Walt Disney na mbështet…

Lideri i opozitës, Sali Berisha, zhvilloi sot një miting në qytetin bregdetar të Durrësit, ku Berisha u shpreh me tone të forta kundër kryeministrit Rama, dhe vlerësoi qytetarët që e kanë bojkotuar në takime.
Sali Berisha: Miqtë e mi, java që lamë pas ishte java e mbarësisë së madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ishte java në të cilën ju, opozitaret dhe opozitarët, që përjetuat 12 vite një regjim narkodiktatorial, një regjim që varfëroi dhe shkretoi Shqipërinë më shumë se çdo pushtim tjetër, u dëshmuat qytetarë të fitores, të fitores, të fitores.
Në rrugët e Durrësit, në sheshet e tij, në fshatrat e këtij qarku, ndjehet, fryn era e fitores tuaj. Buron nga shpirti, nga zemra e njerëzve të lirë, njerëzve të pamposhtur siç jeni ju.
Po a e dini ju o qytetarë të mirë se këtu në Durrës filloi, këtu në Durrës në një nga sallat e Durrësit, u zhvillua disfata e parë e Edi Ramës. Aty ai mblodhi zonjat, nëna, motra, gra, dhe donte të tregonte para shqiptarëve se epërsia e tij, ky mizogen që është kryeministri më mizogen i Europës.
Donte të paraqitej se kam mbështetjen masive të grave. Çfarë i ndodhi? Gratë e bojkotuan. Kishte parashikuar aktivitet kombëtar. Meqenëse nuk e kam në iPad, por e kam në telefon, nesër do publikoj se çfarë tha ai pas dështimit me gratë në Durrës.
Ai u tha bashkëpunëtorëve të tij, epo kjo nuk na shkoi mirë, na pa syri i keq. Në fakt, syri i keq më i keqi është ai. Një nderim të gjitha për ato gra dhe vajza që e bojkotuan atë. Ato nëna dhe motra, ato nëna të cilave ua hoqi fëmijët nga sofra dhe i detyroi t’i nisin në rrugët e botës se nuk u del kafshata. Ato nëna të cilave ua ndërpreu fëmijëve shkollën me mesataren e tij.
Ato nëna, fëmijëve të të cilave u ofroi drogën dhe krimin. U treguat nëna të vërteta shqiptare që e bojkotuat. Miqtë e mi, por e nesërmja në Tiranë. Ia thanë sheshin. Qytetarët e Tiranës ia thanë sheshin Edi Ramës.
Nderim, nderim socialistëve të Tiranës, nderim qytetarëve të Tiranës që e lanë të flasë me vete në sheshin Skënderbej narkodiktatorin dhe i dhanë atë që meritonte.
Edi Rama, je i pashpresë! E bitise siç e meriton, ka dy ditë e netë se nuk fle, e merret duke i vënë nofka të ndryshme, gjigandit, gjeniut, Chris LaCivitas, arkitektit të rikthimit të Sali Bershës dhe opozitës. Edi, prit se do marrësh vesh se kush përfaqëson tani anën kreative, kur të marrësh vesh se Ëalt Disney, është në mbështetjen tuaj, bëhen pluhur të gjitha mashtrimet e tij.

Pse janë mbledhur bashkë të gjithë të korruptuarit kundër Lulzim Bashës?
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128