Edi Rama kundër raportit të DASH për pastrimin e parave: E kanë gabim, para pastrohen në shtetet më të mëdha

9 Maj 2023, 09:32 / POLITIKË ALFA PRESS

Edi Rama kundër raportit të DASH për pastrimin e parave: E
Kryeministri Edi Rama ka mohuar që Tirana të jetë një "lavatriçe" e pastrimit të parave të pista, kryesisht në fushën e ndërtimit. ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Rama u sfidua nga gazetarët lidhur me para që hyjnë në këtë sektor por nuk dalin nga sistemi bankar. Kryeministri e justifikoi këtë me investimet që bëjnë emigrantët me blerjen e apartamenteve.

Ai e konsideroi të gabuar raportin e DASH që e cilëson Shqipërinë si vend ku pastrohen para dhe shtoi se pastrimi i parave në ndërtim ndodh rëndom në New York dhe Londër.

Neritan Sejamini: 1 miliardë euro në 3 vitet e fundit nuk figurojnë nga bankat.

Neritan Sejamini: Për të njëjtën sasi parash, bëjnë 2.37 miliardë euro. E di sa janë marrë kredi? 320 milionë euro. 2 miliardë euro apartamente nuk janë financuar nga sistemi banker. Ose jemi vendi më i pasur në botë, ose ka dicka që nuk shkon. Financuesi është në shumicën e rasteve sistemi banker.

Edi Rama: Shqipëria ka një rezervë nafte shumë të madhe në emigracion. Sigurisht që një pjesë të blerjeve janë kontribut i atyre që janë jashtë. Jo të gjitha, por cdo ditë dhe cdo muaj drejtoria e pastrimit të parave bëjnë kontrolle nominale dhe të tepruara për blerës, kontrata noterie. Po të ishte kjo 7X7=42, do e kishte kapur ndonjë institucion ndërkombëtar.

Neritan Sejamini: Institucionet ndërkombëtare. DASH-in e beson apo jo?

Edi Rama: Për raportet e DASH kam rezerva dhe i kemi shprehur

Neritan Sejamini: DASH thotë se Shqipëria është në listën e vendeve ku pastrohen para. Ndërtimi, pasuritë e paluajtshme janë sektrorë kryesorë ku pastrohen paratë.

Rama: Në Neë York po, në Londër po njëherë. Këto muhabete… Raporti i DASH, sepse kam bërë debate për raportet e DASH. Ato kanë një metogologji, që kanë një qasje, po ti lexosh me syrin tënd të dalin me probleme.

Neritan Sejamini: Pra kur shpall Berishën non-grata duhet ta dëgjojmë DASH-in, ndërsa kur thotë për pastrimin e parave të mos e besojmë.

Po ndodh...

ide