Elbasani me incerenator që djeg lekë dhe jetë, por PS dhe PD zgjidhje japin ndërtimim e një landfilli të ri?

30 Korrik 2025, 10:49 / POLITIKË NGA MIRELA KARABINA

Elbasani me incerenator që djeg lekë dhe jetë, por PS dhe PD

Skandal, pazaret e PD-së dhe PS-së materializohen hapur në kurriz të jetës së qytetarëve.

Kështu, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Elbasan më 29.07.2025, interpelancë kërkuar nga këshilltarët e PD-së për situatën e mbetjeve, u “harrua” incerenatori që djeg miliona por zgjidhja nga dy palët për plehrat është ndërtimi i një landfilli të ri.
Incerenatori dihet, tha përfaqësuesi i këshilltarëve të PD-së, nuk punon dhe mirë do të jetë një landfill i ri.

Ndërsa drejtori i Eco-Alb Leli Kraja, (kompania që menazhon mbetjet) i cili foli dhe iku pa iu përgjigjur pyetjeve, deklaroi duke u justifikuar se kapaciteti i tanishëm i landfillit “është tejkaluar”.

Por kjo deklaratë ngre pyetjen thelbësore:
-Po inceneratori?
-Pse nuk rikthehet në funksion?
-Apo është lënë qëllimisht jashtë pune, për të justifikuar kosto të reja e projekte të reja?

Asnjë marrje përgjegjesie nga Leli Kraja për situatën dramatike të mosfunksionimit të incerenatorit, djegies së plehrave në natyrë dhe pse mbetjet nuk ndahen sipas llojit: ushqimore, spitalore apo industriale, por përkundrazi, ai vetëm u ankua dhe u justifikua dhe se djegia e plehrave në muajin korrik ishte për shkaqe natyrore, edhe pse zjarri ndodh herë pas here aty.

Ndërsa kryetari i Bashkisë Gledian Llatja e “injoroi” fare faktin që, Bashkia Elbasan vazhdon të paguajë për incerenatorin me para publike për tri procese që nuk ndodhin: grumbullimin, përpunimin dhe djegien e mbetjeve.

Ai deklaroi madje që mbetjet në landfill ishin 20 vjeçare pasi qenkan transferuar nga zona e vjetër e grumbullimit.
Pra plehra të 20 viteve?!
E rëndë shumë!

E përmendi këtë si sukses apo justifikim vetëm ai e di, kryetari.
Por fakt është se si në zonën e vjetër të grumbullimit te varrezat dhe në këtë landfill të ri, medemek, është e njëjta procedurë, djegia në natyrë e plehrave por tani me pagesë, me miliona euro.

Dhe Kryetari na flet për një landfill të ri ose zgjerim të ekzistuesit që do të dojë ca miliona të tjera?
Pra rritje të sipërfaqes së ndotjes por asnjë përgjegjegjësi, fare, fare.
Turp e faqe e zezë!

Elbasani ishte qyteti ku u ndërtua i pari një nga tre inceneratorët famëkeqë të korrupsionit të Qeverisë Rama.
Një projekt 26 milion euro shtuar dhe para të tjera për remonte, një projekt që u reklamua si zgjidhje moderne për mbetjet urbane është kthyer në vdekje dhe zhdukje ngadalë të qytetit.

Sot, ai incenerator nuk funksionon – është një strukturë e heshtur por që djeg lekë dhe jetë njerëzore e shtazore.
Kjo nuk është më thjesht një çështje teknike. Është një histori e pastër korrupsioni kryesuar nga Edi Rama, shpërdorim i parave publike, mungese transparence dhe talljeje me jetën e qytetarëve të këtij qyteti.

Në vend që të jepte llogari për këtë dështim Bashkia e të vendosej me shpatulla pas murit, përkundrazi me mbështetjen e këshilltarëve nga PD, butë e butë, dakortësohen për ndërtimin e një landfilli të ri në Papër.

Ndërkohë, Elbasani mbytet nga tymi i djegieve të paligjshme të mbetjeve, pa kontroll, pa filtër, pa përgjegjës.
Askush nuk flet për pasojat në shëndetin e fëmijëve dhe të moshuarve tanë.

Dhe tani, mesa duket, ky problem i ndotjes së qytetit do të zgjerohet dhe më tej, deri në fshatrat në Papër.
Kjo nuk është thjesht çështje politike, por jetike!

Elbasani nuk ka nevojë për fasada mbledhjesh e fjalë boshe, por për llogaridhënie të plotë për inceneratorin që nuk punon dhe për fonde që vidhen.

Qytetarët kanë të drejtë të dinë se çfarë po ndodh me paratë e tyre dhe me ajrin që thithin?

Fatkeqësisht, qyteti dhe elbasanllinjtë nën diktatin e një mazhorance të korruptuar të incerenatorëve dhe me një PD të shkalafitur dhe në pazare me to, do të vazhdojnë ta paguajnë me çmim të shtrenjtë këtë, me jetën e tyre.

Po ndodh...

ide