Enigma e koalicionit me Ilir Metën: Berisha e komplikon më keq situatën

Nga Pogradeci Sali Berisha paralajmëroi se betejën elektorale përballë socialistëve në 11 Maj do ta zhvillojë në koalicion me Partinë e Lirisë presidenti të cilës tashmë është në burgun “Misto Mame 313.
“Ne lidhje me listat për zgjedhjet në koalicion me Partinë e Lirisë dhe me parti të tjera, ne shkojmë të sigurt drejtë fitores është radha jonë do të përcaktohet nga negociatat, është radha jonë”.
Kritikoi ndërtimet në këtë qytet dhe faturën e fajit ia kaloi kryeministrit Edi Rama bashkë me deputetin socialist Fatmir Xhafaj.
“Mafia Rama-Xhafa. Të imagjinosh të ndërtosh kulla për ti mbyllur pamjen qytetit do te thotë ta ckonfigurosh atë, do të thotë ti shkatërrosh fytyrën atij, do të thotë të mos kesh mëshirën, respektin më minimal për këtë qytet dhe banorët e tij. Tejkalon cdo lloj imagjinate.”
Këto komente kryetari i PD i bëri pas një takimi me demokratët e Pogradecit nga ku shpalosi programin për rritjen e minimumit jetik dhe të pensioneve nëse shqiptarët e votëbesojnë si shumicë në 11 Maj./Tema
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

