Çështja e inceneratorëve/ Veliaj fiton gjyqin për shpifje karshi shtetasit italian

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka fituar çështjen gjyqësore ndaj shtetasit italian Gabriele Tarroni Longinotti për inceneratorët.
Procesi gjyqësor u mbajt në Dhomën Penale të gjykatës së juridiksionit të përgjithshëm Tiranë, dhe në mbyllje të tij u përfundua se pretendimet e mëparshme të shtetasit italian Gabriele Tarroni Longinotti ndaj Veliajt janë të pavërteta.
Mësohet se vet shtatasi italian gjatë procesit gjyqësor, ka pranuar se nuk ka pasur asnjë komunikim, marrëdhënie apo takim me Veliajn, qoftë në Shqipëri apo në Itali.
Duke pranuar më tej se deklaratat e bërë në media nga ai, kanë qenë të motivuara nga pretendime për përfitime financiare. Ky vendim gjykate, rrëzon bazën e akuzave të cilat çuan në një proces verifikimesh ndaj Veliajt sa i përket çështjes së incerenratorëve.
Pas pranimit të shpifjes dhe kërkesës së faljes nga shtetasi italian, avokatët e Veliajt nuk kanë kërkuar dënim të mëtejshëm. “Qëllimi i klientit tonë është e vërteta, jo dënimi i njerëzve të përdorur për luftë politike. Ky qëllim u arrit me pranimin e fajit nga i akuzuari për shpifje”, janë shprehur ata.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Viktor Orbani diktator?
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128