Pas takimit me kreun e LDK-së për Presidentin e ri, Albin Kurti: Jemi të vendosur t’i shmangim zgjedhjet e reja, nuk janë zgjidhje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njëherësh edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosja ka zhvilluar një takim për dy orë me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ku kanë diskutuar për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Në një prononcim për mediat pas përfundimit të takimit, Kurti u shpreh se është i vendosur që t’i shmangë zgjedhjet e reja pasi nuk janë zgjidhje për çështjen e presidentit.
“Çështja kryesore që u diskutua, por jo edhe e vetmja, ishte fakti që na kanë mbetur edhe tri javë deri te zgjedhja e presidentit dhe për këtë duhet t’i maksimizojmë përpjekjet. Takimi shkoi në një atmosferë konstruktive dhe dashamirëse. Jemi të përcaktuar që t’i shmangim zgjedhjet e reja sepse nuk do të ishin zgjidhje për numrin prej 80 deputetësh. Me fjalë të tjera është vështirë që ta paramendojmë një fushatë zgjedhore ku ne i risjellim platformat dhe programet tona me po të njëjtat zotime, të kërkojmë votën e qytetarëve për një rezultat që e dimë se nuk mund të jetë shumë ndryshe. Është sfidë tejet gjigante ajo që një parti t’i ketë 80 deputetë dhe të mund ta zgjedhë presidentin”, ka thënë ai.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
