
Sulmet e Metës ndaj SPAK, Kryetarja e PD Lezhë, Marku: Aferat si CEZ-DIA, abuzimi me pasuritë publike në 33 vite u ka ardhur fundi!

Kryetarja e PD Lezhë dhe njëkohësisht anëtare e kryesisë, Alfrida Marku, nëpërmjet një statusi zyrtar në facebook ka reaguar në lidhje me deklaratat e Iliri Metës të shprehura kohët e fundit dhe një ditë më parë nga qyteti i Lezhës ndaj SPAK dhe kreut të këtij institucioni, Altin Dumani.
Marku shprehet se "CEZ-DIA e kushedi sa afera të tjera, që së fundmi ka lançuar telenovelën me personazh kryesor të korruptuarit e personazh negativ drejtësinë, nga Lezha paska sulmuar SPAK-un."
Më tej, Marku analizon politikën të pas viteve 90', me të cilën është abuzuar me pasuritë publike, drejtësinë, etj.
Postimi i plotë i Znj Marku:
Kur shqiptarët dëgjojnë se politikani i pakorruptuar, “sozia” e të cilit ishte me zë e figurë në videon e 700 mijë eurove, që endet dyerve të drejtësisë për CEZ-DIA e kushedi sa afera të tjera, që së fundmi ka lançuar telenovelën me personazh kryesor të korruptuarit e personazh negativ drejtësinë, nga Lezha paska sulmuar SPAK-un .
Koha e cilitdo politikan e vendimmarrës, në institucione publike apo të drejtësisë së plepave, që të mbrojtur nga “rregulli” i pandëshkueshmërisë në 33 vite kanë abuzuar me pushtetin, me të drejtën, me pasurinë publike e të ardhmen e shqiptarëve, KA MBARUAR!

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128