Çfarë fshihet në të vërtetë pas batutave me qen të Ramës dhe buzëqeshjes së sforcuar të Kurtit (Binit)?!

Dy pole të kundërta, por që udhëheqin një popull shqipfolës. Ditën e sotme, kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe Kryeministri kosovar, Albin Kurti u shfaqën të "relaksuar", edhe pse ky i fundit qëndroi mjaft i heshtur gjatë takimit, por që gjithsesi me diplomaci nuk nguroi t’i tregojë vendin.
Rama dihet që, prej kohësh, mban pranë vetes gazetarin Baton Haxhiu, një kritik të ashpër të Albin Kurtit, që është akuzuar prej këtij të fundit edhe për lidhjet me një ish-funksionar të shërbimeve sekrete të regjimit jugosllav, Jovica Stanishiqin.
Ditët e fundit mediat kosovare dhe opinioni publik u trondit pas publikimit të një artikulli, në të cilin tregohej me burime për një dëshirë që e kishte thënë Rama, më 8 qershor, në Ohër, para disa politikanëve shqiptarë:
“Do ta rrëzoj Albin Kurtin (nga pushteti) deri në shtator”. Në konferencën për shtyp, gazetarët e Kosovës e pyetën në sy te Kurtit për këtë deklaratë, por Rama as nuk e mohoi e as e pohoi, duke shmangur të përgjigjejn me një batutë nga të tijat.
“Qeverinë Kurti mund ta rrëzojë vetëm një protestë e Albinit. S’ka lidhje kjo. Dakord?”, tha ai.
Gjatë ditës së sotme, përtej 19 marrëveshjeve ndërqeveritare, një fjalë tjtër ishte më e përmendura nga kryeministri i Shqipërisë; Qentë...
”Qentë le të lehin, karvani ecën përpara", ishte përmbyllja e historisë së lehjeve ndërkohë që luheshin himni i Shqipërisë dhe ai i Kosovës.
Më herët në fjalën e tij hyrëse, ai u përqendrua pikërisht te qeni dhe metafora me të.
“Ishte një qen, që lehte aty para se të nisnin himnet, mirëpo pas himneve, edhe qeni nuk lehu më. Mbase jep një mesazh për të ngjashmit e tij në botën e njerëzve, që kërkojnë të fusin xixa mes nesh. Njerëzit kërkojnë të fusin xixa mes nesh dhe kërkojnë çështje të hapura mes meje dhe homologut këtu (Albin Kurti)”, nisi ai fjalimin në një mbledhje serioze mes dy qeverive.
Me gjithë respektin për këtë kafshë, pse duhet Rama të përdorë këtë konotacion?!
A e fruston Ballkani i hapur kreun e qeverisë?
Apo përfshirja e Kurtit në zgjedhjet e brendshme të Shqipërisë, siç bëri faktikisht në zgjedhjet e 25 prillit 2021?
Mos ndoshta përçarjen e thelloi mbledhja me kritikët e Kurtit në Gërmi, mbrëmjen e 19 qershorit, ku nuk denjoi ti përmendte as emrin presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani?
Duke u përpjekur të relaksonte atmosferën, Rama i është referuar në disa raste kryeministrit të Kosovës me epitete. Ai e quajti Kurtin, “Bini”, në mënyrë përkëdhelëse por që në mediat dhe rrethet politike kundërshtare të Albinit nënkupton, "Mister Bini".
“Dua ta falënderoj Binin dhe ju të gjithëve, por në veçanti Binin. Është një kënaqësi e veçantë që kur ne takohemi, kemi një sinergji të plotë dhe qeshim jo pak, kjo është e rëndësishme”, u shpreh Rama pas fillimit të takimit.
Sakaq, vijonte të rriste dozën e “thumbave” ndaj Kurtit dhe qeverisë së tij, si koprracë dhe dorështrënguar për politikën e saj të kursimit të parasë publike.
“Prej që VV e mori qeverisjen, janë zvogëluar edhe germat në dokumente”, tha në një moment tjetër Rama.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
