Çfarë fshihet pas spastrimeve?/ Gazetari: Rama po kërkon bashkëqeverisje, do të largojë socialistët dhe të punësojë të PD

15 Korrik 2025, 23:58 / POLITIKË ALFA PRESS
Çfarë fshihet pas spastrimeve?/ Gazetari: Rama po kërkon

Gazetari Flogert Muça tha në studion e Quo Vadis në Vizion Plus se Edi Rama po bën një bashkëqeverisje.

Ai theksoi se kryeministri do të largojë disa nga socialistët dhe do të afrojë disa figura nga opozita.

Sipas gazetarit, kjo ndodh sepse Rama nuk do të ketë kundërshtarë të fortë dhe, në të njëjtën kohë, tenton të shuajë zërat e pakënaqësisë së popullit, i cili është lodhur me të njëjtët persona për 12 vite në administratë.

Borakaj: Po tenton Rama një bashkëqeverisje, duke hequr të PS dhe duke afruar të opozitës?

Muça: Po, po e bën. Kanë 12 vite në pushtet dhe njerëzit kanë pakënaqësi nga administrata, është kaq e natyrshme. Ata që janë më të mërzitur janë ata që kanë 12 vite në opozitë.
Rama po përdor disa taktika. I ka këto taktika për të shfryrë pakënaqësitë dhe për të dobësuar opozitën. Ai nuk do të ketë kundërshtarë të fortë përballë. Dhe nëse të opozitës janë me dinjitet dhe e bëjnë punën siç duhet, kjo do të jetë për të mirën e vendit.

Po ndodh...