Lajme flash

“Fatmir Xhafës po i vijnë rrotull”, Berisha për hakerimin e SPAK: Dosjet po manipulohen, ka luftë të brendshme në PS

3 Prill 2025, 14:26 / POLITIKË ALFA PRESS
“Fatmir Xhafës po i vijnë rrotull”, Berisha për

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me lajmin për ndërhyrjen e paligjshme në disa adresa e-mail të prokurorëve të SPAK, duke hedhur dyshime mbi natyrën e këtij hakerimi.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se ngjarja i kujton kohën kur, sipas tij, dosjet kalonin fillimisht në Partinë Socialiste përpara se të mbërrinin në gjykatë.

“A është hakerim apo vetëhakerim, nuk e di. Të dhënat po merren dhe manipulohen. Mund të kemi një luftë të brendshme mes klaneve mafioze të PS. Po e përdorin këtë situatë për të sulmuar njëri-tjetrin,” u shpreh Berisha.

Ai aludoi se ish-ministri Fatmir Xhafaj mund të jetë shënjestra e kësaj situate. “Po duan t’ia faturojnë Fatmir Xhafës. Nuk e dimë nëse këto të dhëna janë hakeruar apo vetëhakeruar, por po shfrytëzohen për qëllime të caktuara,” theksoi ai.

Berisha gjithashtu përmendi një luftë të mundshme mes klaneve brenda PS-së, duke përfshirë figura të njohura të kësaj partie. Ndërkohë, hetimet për këtë ndërhyrje në e-mail-et e prokurorëve të SPAK po vijojnë, me autoritetet që kanë arrestuar dy persona të dyshuar për sulmin kibernetik.

“U kthye koha kur dosjet para se të shkonin në gjykatë shkonin në PS. Para shumë vitesh, dosja para se të shkonte në gjykate, shkonte në PS. Tani hakerohet. A është hakerim apo vetëhakerim, nuk e di. Të dhënat po merren e manipulohen. Mund të ketë një luftë të brendshme mes klaneve mafioze të PS. Grupi armiqësor, Xhafa, pastori, Bushka, dy tre të tjerë. Më shëmbëllen si historia e statuseve të Erion Veliajt, statuset i shkruante Rama dhe përgjigjen ja jepte SPAK Veliajt. Këtë hakerimin duan t’ia faturojnë Fatmir Xhafës. Ato janë hakeruar apo vetëhakeruar nuk e marrim vesh. Por kjo po përdoret. Fatmirit po i vijnë rrotull dhe po e akuzojnë se ka hakeruar”, tha ai.

Po ndodh...