
Sallatë me oriz të zi

5 Prill 2025, 08:15 / RECETA ALFA
Sallatë me oriz të zi
Përbërësit:
1 filxhan oriz të zi
1 kastravec
1 spec i kuq
½ filxhan misër të zier
1 karotë
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 tufë majdanoz
Domate të vogla
Lëngu i ½ limoni
Kripë dhe piper sipas shijes
Fara susami të pjekura
Përgatitja:
Shpëlajmë orizin me ujë të ftohtë dhe e vendosim të ziejë në ujë të vluar për rreth 50 minuta, derisa të zbutet. Më pas e kullojmë dhe e lëmë të ftohet. Ndërkohë presim perimet sipas përmasave të dëshiruara. Në një tas të madh kombinojmë orizin e zi me perimet e prera dhe misrat e zier. Përgatisim dressing-un, përziejmë vajin e ullirit, lëngun e limonit, kripën dhe piperin. E hedhim mbi sallatë, e trazojmë mirë dhe e spërkatim me fara susami dhe majdanoz.

Kush fut duart në zgjedhje, s'ka Ramë e Berishë ta mbrojë!
Nga Namir Lapardhaja
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128