Trump: Irani paraqiti një propozim të përmirësuar, ofruan shumë por jo mjaftueshëm

25 Prill 2026, 23:49 / BOTA ALFA PRESS
Trump: Irani paraqiti një propozim të përmirësuar, ofruan

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të shtunën se Irani ka paraqitur një propozim të përmirësuar, por që sipas tij ende nuk përmbush pritshmëritë e Uashingtonit.

Komentet e tij vijnë menjëherë pas vendimit për të anuluar dërgimin e delegacionit amerikan në Pakistan për një raund të ri bisedimesh.

Sipas Trump, Teherani dorëzoi një ofertë të re vetëm pak minuta pas anulimit të misionit.

“Na dhanë një dokument që duhej të ishte më i mirë dhe, në mënyrë interesante, sapo e anulova, brenda 10 minutash morëm një dokument të ri që ishte shumë më i mirë”, u shpreh Trump para gazetarëve në avionin presidencial Air Force One.

I pyetur për më shumë detaje, ai shtoi: “Ofruan shumë, por jo mjaftueshëm”.

Zhvillimet mes SHBA-së dhe Iranit vijojnë të mbeten të tensionuara, ndërsa palët duket se janë ende larg një marrëveshjeje përfundimtare.

Po ndodh...