Nis derbi i kryeqytetit, dy skuadrat duan të zgjidhin hallet e klasifikimit në “Air Albania”
Java e 33-të e Superiores nis me derbin e kryeqytetit, një ndeshje e cila në këtë sezon është luajtur thuajse kryesisht me objektivin për të nxjerrë Tiranën apo Partizanin nga kriza, e jo për objektivin e titullit kampion siç ka qenë në të kaluarën.
Bardhebluve u duhet fitorja pasi janë në zonën e ftohtë të klasifikimit dhe suksesi në derbi do i largonte nga rreziku. Ndërkohë, të kuqtë kanë harruar si fitohet dhe çdo shans që kanë për të qenë pjesë e “Final Four” dhe për të shkuar në Europë, kalon pikërisht nga ndeshja e sotme në “Air Albania”.
Të Tirana bie në sy se Shehi e ka nisur me Xhixhën e Tabeku nga minua e para, ndërsa ka zgjedhur të lërë në stol emra si Kortes, Alvarez e Falaje. Ndërkohë, Kërnaja ka përzgjedhur Kontreras si titullar duke lënë në stol Skukën, Kekon, Tomën por edhe Fadairon.
7’ Sembene tenton me një top të gjatë të gjejë Isgandarli, sulmuesi gjithashtu sinjalizohet në pozicion jashtë loje.
5’ Përplasje mes Sidibe dhe Ndong pas faulleve të mbrojtësit të bardhebluve, gjyqtari Lata e zgjidh me këshillim.
2’ Xhixha niset në krahun e majtë, por peshkohet menjëherë në pozicion jashtë loje nga mbrojtja e të kuqve.
1′ Nis dueli në “Air Albania”.
Ora 18:50 – Pritet një numër shumë më i vogël tifozësh se zakonisht në derbi, pasi pak minuta para sfidës nuk janë mbushur as tribunat e ultrasve pas portave.
Ora 18:15 – Tifozët fillojnë të mbushin tribunat e stadiumit, sidomos në zonën e tifozerive ultras të të dy skuadrave.
TIRANA: Bekaj, Vera, Ndong, Halili, Kreshiç, Rafael, Mysloviç, Kobiljar, Haxhiu, Xhixha, Tabeku.
Trajner: Orges Shehi
PARTIZANI: Qirko, Preka, Sembene, Atanaskoski, Murataj, Qaka, Dumbia, Hjumën, Isgandarli, Sidibe, Kontreras.
Trajner: Oltijon Kërnaja
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128