“Ke gjobë pa paguar”/ Kujdes nga mesazhet që vijnë në telefonat tuaj, mos klikoni ‘link’ sepse ju vjedhin të dhënat private
25 Prill 2026, 20:59 / AKTUALITET

Vijojnë të vijnë mesazhe mashtruese në telefonat e shqiptarëve, ku ju kërkojnë që të klikojnë një ‘link’ për të paguar një gjobë që kanë marrë nga policia rrugore.
Këto janë mesazhe mashtruese, përmes të cilave kërkohet që të vidhen të dhënat tuaja personale dhe llogaritë bankare.
Ajo që duhet të bëni është t’i fshini menjëherë dhe në asnjë mënyrë të mos klikoni në këto ‘link’.
Edhe më herët policia e shtetit ka bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos bien pre e mashtrimeve që mund t’ju kushtojnë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128