"Do jem lagje më lagje dhe rrugë më rrugë" - Erion Braçe nuk tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Do e bëj kryebashkiakun, njësoj siç bëj deputetin

Erion Braçe nuk tërhiqet nga kandidimi për Tiranën
Të paktën këtë lë të kuptohet postimi i tij i fundit në rrjetin social “Facebook”, ku ka ndarë momente nga një intervistë e dhënë prej tij një vit më parë në “Dritare”.
Krahas videove të postuara Braçe ka shkruar se pas katër vitesh deputet ai u zgjodh deputet i njësisë numër 5 në Tiranë.
Ai shton se nuk beson të ketë njeri të asaj njësie të thotë “nuk e njoh deputetin”, duke argumentuar se deputeti nuk është “vaninet” por “punë”.
Më tej Braçe bën një paralelizim të situatës, teksa shkruan se tashmë Tirana është prej një viti pa kryetar, dhe zotohet të: “rikthej edhe kryetarin e bashkisë më të njëjtin përkushtim siç ktheva deputetin”.
"Ja sa shume rendesi ka koherenca
Nuk besoj qe tek 5-sa ka njeri qe thote “Nuk e njoh deputetin”-cep e me cep te 5-SES!
Sepse deputeti nuk eshte vanitet, deputeti eshte Pune!
Tani Tirana prej nje viti eshte pa kryetar;
Do ta rikthej edhe kryetarin e bashkise me te njejtin perkushtim sic ktheva deputetin,
Lagje me lagje dhe rruge me rruge", shkruan ai.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128