
Makarona guacka të mbushura me ragu

Makarona guacka të mbushura me ragù
Përbërësit:
250 gr makarona guacka të mëdha
1 qepë e vogël
1 karrotë e vogël
2 thelpinj hudhër
200 ml salcë domatesh
350 gr ragù
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë çaji rigon
1 lugë çaji kripë
½ lugë çaji piper të zi
100 gr djathë i grirë
100 gr djathë mocarela
1 vezë
Përgatitja
Fillimisht përgatitim salcën e ragù-së. Në një tigan ngrohim vajin e ullirit dhe skuqim qepën e karrotën derisa të zbuten. Shtojmë hudhrën dhe më pas salcën e domates dhe e përziejmë për disa minuta. Hedhim ragu-ne e gatshme, rigonin, kripën dhe piperin. E lëmë salcën të gatuhet në zjarr të ulët për pak minuta, derisa të lidhet. Ndërkohë ziejmë makaronat sipas udhëzimeve të paketimit derisa të jenë "al dente", më pas i kullojmë dhe i lëmë të ftohen pak. Pasi salca të jetë ftohur pak i shtojmë një vezë dhe pak djathë parmixhano (rreth 50 gr) për t’i dhënë një teksturë më të qëndrueshme. Mbushim secilën guackë me një lugë ragù dhe i vendosim në një tavë të lyer me pak vaj ulliri. I mbulojmë me pak salcë domatesh të mbetur, vendosim sipër mocarelën dhe pjesën tjetër të djathit parmixhano. E vendosim tavën në furrë në 180°C për rreth 20-25 minuta.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128