
Njihuni me parashikimin e motit për sot, e Dielë, 6 prill 2025

Vendi ynë do të vijojë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites dhe në vijim do të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin duke sjellë reshje shiu e dëbore në zonat malore POR në sasi të pakta.
Më të dukshme reshjet do të jenë në zonat malore të Shqipërisë. Ky destabibitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 20°C maksimalja në Jug të territorit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 55 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 1 ballë.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128