“Gaz Bardhin e pret fundi, Rama nuk do t’i ndahet deri në gjykatë”, Vangjeli bën paralajmërimin, Curri: Je veshur si prift sot, je bërë…

Analisti Arian Curri dhe Lorenc Vangjeli të ftuar në Top Story patën një përplasje në analizën e tyre. Ata debatuan rreth përplasjes së Ramës dhe Gaz Bardhit. Vangjeli shton se Gaz Bardhin e pret fundi politik.
Vangjeli: Ai dialog Tik-Toku prishi seancën. Është e keqe, e shëmtuar dhe e padobishme. Paguhen për tjetër gjë. ‘Plerë badit dhe kriminel’ i thonin njëri tjetrit.
Curri: Je veshur si prift sot, je bërë shumë i drejtë. Vetëm batuta ecën
Vangjeli: Nuk ka asnjë lidhje institucioni i SPAK me bastin publik me Bardhin dhe vëllain e Kryeministrit, për qenien në sallë të Kryeministrit. Ajo që tha kryeministri është e gabuar, një refuzim i drejtpërdrejtë. Ngriti një bast që formalisht është i padrejtë. Vëllai nuk ka pse të ndikohet nga vëllai. Standardi që vendos kryeministri del edhe nga jeta publike.
Curri: E ka të garantuar prandaj
Vangjeli: Ki pak durim
Curri: Po ‘padre’ po
Vangjeli: Prova nuk kam, ma thotë logjika që nuk ka lidhje vëllai i kryeministrit. Kryeministri gabon kur përdor atë fjalor. Ka një sfidë të madhe, paradhënia e asaj çfarë do ndodhë nesër. Është si dy krahët e një peshoreje. Ai tha se ‘nëse unë humbas, prek fundin’.
Curri: Bardhi tha po erdhi Berisha në pushtet, lë politikën. Nuk ndodhi…
Grida Duma: Vangjel thuaje mendimin deri në fund.
Vangjeli: Do shkojë në gjykatë, pastaj se dimë
Curri: Debatin e fitoi Ina Zhupa, e dyta sot në botë politika bëhet në batuta. Braçe sot nuk bëri thjeshtë batutë, shantazhoi. Zihen me femra zakonisht, Bardhi dhe Braçe.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





