Gazi i policisë nuk kursen as gazetarët dhe Sali Berishën, lideri i të djathtëve shkon me urgjencë në seli

24 Janar 2026, 19:21 / POLITIKË ALFA PRESS
Gazi i policisë nuk kursen as gazetarët dhe Sali Berishën, lideri

Me tensione, flakadanë, bombula molotov dhe gaz është shoqëruar protesta e kësaj të shtune e Partisë Demokratike.

Si pasojë e tensioneve dhe hedhjes së bombave molotov, disa punonjës të Policisë kanë mbetur të plagosur. Burime pranë uniformave blu bëjnë me dije se protestuesit kanë sulmuar efektivët me mjete piroteknike, duke shkaktuar lëndime tek disa prej tyre. Të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit.

Ndërkohë, mësohet se edhe ish-kryeministri Sali Berisha është detyruar të largohet nga protesta dhe të shkojë në selinë e Partisë Demokratike, pasi nuk është ndier mirë si pasojë e sasisë së madhe të gazit të hedhur. Aktualisht, Berisha ndodhet në zyrën e tij në seli, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk dihet ende.

Mbetet për t’u parë dhe konfirmuar zyrtarisht, por burime nga terreni bëjnë me dije se sasia e gazit ka qenë e konsiderueshme dhe është përdorur në mënyrë të menjëhershme.

Një pjesë e madhe e bombave tymuese të policisë janë hedhur edhe në drejtim të podiumit dhe zonës ku ndodheshin gazetarët. Raportohet se në atë moment kanë qenë të paktën 10 ose më shumë gazetarë, ndërsa tymi dhe gazi kanë qenë shumë pranë tyre, duke vështirësuar kështu dhe punën e tyre.

Po ndodh...

ide