
Gentian Gaba: Dashnor Sula dhe fabula e bretkosës dhe akrepit,

Analisti Gentian Gaba ka komentuar situatën brenda kampit të Sali Berishës, duke iu referuar reagimit të deputetit Dashnor Sula, i cili, edhe pse fitoi të ashtuquajturat “primare”, mbeti jashtë listave të kandidatëve për deputetë.
Gaba e ka krahasuar këtë zhvillim me fabulën e bretkosës dhe akrepit, që ilustron natyrën e pandryshueshme të disa karaktereve. Sipas tij, çdo njeri që vendosi të notojë në të njëjtin lumë me Sali Berishën, e kishte të qartë se do të “thumbonte” ata që i shërbyen, sepse ky ka qenë gjithmonë mekanizmi i tij politik.
Analisti thekson se nuk ka pasur kurrë një betejë të sinqertë për demokracinë e brendshme, për votën e anëtarësisë apo për një të djathtë të re, por vetëm një luftë për mbajtjen e aksioneve politike dhe ekonomike të pakicës në tryezat e kastës së tranzicionit. Sipas tij, i gjithë ky skenar i shërben vetëm ruajtjes së pushtetit të Sali Berishës dhe aleancës së tij të heshtur me Edi Ramën, me qëllim shmangien e drejtësisë.
“Ata që e kuptuan kaq vonë, të flasin tani ose të heshtin përgjithmonë, sepse do të jenë bashkëfajtorë në mbajtjen në këmbë të një sistemi të kalbur”, thekson Gaba, duke mbyllur reagimin e tij me mesazhin: “Shqipëria meriton më shumë”.
Postimi i Gabës:
Fabula që i shkon reagimit të deputetit Dash Sula, është fiks ajo e Bretkosës dhe Akrepit, një tregim moral që ilustron natyrën e pandryshueshme të disa karaktereve.
Një ditë, akrepi i kërkon bretkosës ta ndihmojë të kalojë lumin duke e transportuar mbi shpinën e saj. Bretkosa fillimisht ngurron, duke pasur frikë se akrepi mund ta shpojë me thumbin e tij helmues. Akrepi e siguron se nuk do ta bëjë, sepse nëse e helmon, të dy do të fundosen në lumë.
Bretkosa bie dakord dhe nis të notojë, por në mes të lumit, akrepi e shpon bretkosën, duke shkaktuar vdekjen e saj dhe të vetvetes. Kur bretkosa e pyet me habi pse e bëri këtë, akrepi përgjigjet: “Nuk mund ta ndihmoj, është në natyrën time.”
Mësimi moral:
Asnjëherë nuk ka qenë një betejë për demokracinë e brendshme, as për votën e anëtarësisë, as për sovranizëm, as për revolucion, as për qeveri teknike, as për mosbindje civile, por vetëm për interesin e një personi.
E vetmja gjë për të cilën po luftojnë është një bllok për të mbajtur aksionet e pakicës në tryezat politke dhe ekonomike të kastës së tranzicionit, për të ngjyer gishtin e për goditur bashkë me Ramën drejtësisë.
Ata që e kuptuan kaq vonë, të flasin tani ose të heshtin përgjithmonë sepse do jenë bashkëfajtorë të mbajtjes në këmbë të një sistemi të kalbur me në krye Ramën dhe zarat e tij pseudo-opozitarë.
Shqipëria meriton më shumë!

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128