Gjekmarkaj në delir premton si Berisha: Në pranverë e sigurt që vijmë në pushtet!

6 Prill 2024, 13:39 / POLITIKË ALFA PRESS

Gjekmarkaj në delir premton si Berisha: Në pranverë e sigurt

Nënkryetari i Rithemelimit, Agron Gjekmarkaj ka filluar të deliroj si kryetari i tij Sali Berisha i cili i premtonte elektoratit të tij në çdo zgjedhje që do të mundte Edi Ramën dhe do të vinte në pushtet. 

Nga Berati, Gjekmarkaj u shpreh se nëse ecim në këtë rrugë që kemi nisur, pranverën e ardhshme do të jemi në pushtet.

Gjekmarkaj: Partia Demokratike ka aftësi politike, profesione intelektuale i ka në Berat, Tiranë dhe kudo. Nëse ne aktivizohemi , ecim dhe shkojmë drejtë pranverës tjetër me këtë entuziazëm që ka ngjallur PD pas bashkimit të saj jam i bindur që d o të jemi fitues vitin tjetër zgjedhor.

Qeveria nuk del në debate politike, nuk e përballon dot cilësinë e debatit dhe transparencës që PD ofron, ata u thonë shqiptarëve na votoni që ne të vjedhim dhe më pas të blejmë zgjedhjet ëprsëri edhe kjo duhet që të ndërpritet.

Paratë e qytetarëve shndërrohen në hotele, pasuri si ndodhi me drejtorët e bashkisë së Tiranës dhe drejtori i ARRSH që kishin vjedhur miliona euro pasuri. Është paradoksale dhe kemi i vetmi vend në europë që themeluesin e pluralizmit e kemi në arrest pa akuzë dhe është një paradoks i madh dhe një pjesë e drejtësisë është shndërruar në aleatë më qeverinë dhe portreti i tij është i duhuri për të rrezunuar dhe rrëzuar këtë qeveri nga pushtetit.  "

 

Po ndodh...