Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesat e ish-ministrit Lefter Koka

14 Maj 2024, 18:27 / POLITIKË ALFA PRESS

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesat e ish-ministrit Lefter Koka
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesat e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili përmes një kërkese drejtuar kësaj gjykate kërkonte shfuqizimin si antikushgtetues të dy vendimeve të Gjykatës së Lartë.

Në ankimin e depozituar, Koka kërkon shfuqizimin e vendimit të marrë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë që rrëzoi kërkesën e bërë për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të marrë nga Apeli i GJKKO më 5 janar 2023. Sipas Kokës, vendimi i marrë është i papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë.

Po ashtu kërkohet shfuqizimi i vendimit të marrë dhe dërgimi për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë.

Koka aktualisht është në burg pasi është shpallur fajtor për aferën e inceneratorëve, atë të Elbasanit dhe Fierit.

Ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka u dënua me 6.8 vite burg nën akuzat për korrupsion e pastrim parash, vendim i marr shtatorin e vitit të shkuar.

 

Po ndodh...