Gjyqi në Administrative kundër Ols Dados, mbërrin i prangosur kryebashkiaku Erion Veliaj
8 Maj 2026, 13:53 / POLITIKË

Para pak minutash kryebashkiaku Erion Veliaj ka arritur i prangosur në Gjykatën Administrative, ku do të shqyrtohet padia e tij ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado.
Ajo që është vënë re është prania e dy aktorëve të njohur, Gaz Paja dhe Robert Ndrenika, të cilët kanë ardhur për të mbështetur Veliajn.
Veliaj thotë se Dado është emëruar prokuror në kundërshtim me ligjin.
Sipas kryebashkiakut, Dado nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës, si dhe nuk përmbushur kushtet për t’u kualifikuar si prokuror.
Ndërkohë avokati i kryebashkiakut Veliaj, Plarent Ndreca, ka kërkuar që seanca të jetë publike, për shkak se çështja po tentohet të mbyllet përmes një procesi jo transparent, pengesave procedurale dhe mohimit të legjitimimit aktiv të paditësve.
Po ndodh...
Sali Llapa
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128