Grushta në Bulqizë! Xhelal Mziu bashkë me nipin rrahin zyrtarin, policia i çon në SPAK

Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike në qarkun Dibër, Xhelal Mziu është rrahur me një punonjes të njësisë administrative Ostren në Bulqizë.
Punonjësi i njësisë quhet Kalosh Murra dhe mban detyrën e përgjegjesit të ndihmës ekonomike.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për shtetasit Xh. M., 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë, sepse rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
