Hoqi dorë nga kandidimi si deputet, flet Nasip Naço: Gjithkush duhet ta kuptojë
Deputeti i Partisë Socialiste, Nasip Naço nuk do të jetë më në listën e kësaj force politike si kandidat për deputet në zgjedhjet që do të mbahen në 11 maj, pasi ka refuzuar që të jetë i renditur në listën e hapur.
Para se të futej në Parlament për seancën plenare, deputeti Naço tha para gazetarëve se çdo njeri duhet ta kuptojë kur është momenti për tu larguar.
Naço u shpreh se tashmë nuk i ka më borxhe Partisë Socialiste, ndërsa theksoi se në shtator do i rikthehet profesionit të tij të avokatit.
“Më shikoni si jam, 1 e 85. Jam ky që jam. Unë e falënderoj zotin Rama që vendosi kritere të forta. Në shtator do jem avokat. Dhe ky vend pas këtyre ngjarjeve ka nevojë për avokat. Unë ua kam kthyer borxhin Partisë Socialiste. As i kam borxh, as më kanë borxh. Gjithkush duhet ta kuptojë që vjen një moment që duhet të iki. Ky vend ka nevojë për njerëz të rinj”,-tha deputeti.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Viktor Orbani diktator?
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128