"I quan prokurorët qen dhe minj!"/ Shehaj: Rama i shqetësuar nga drejtësia, mund të pezullohet pas Ballukut!

16 Shkurt 2026, 22:29 / POLITIKË ALFA PRESS

"I quan prokurorët qen dhe minj!"/ Shehaj: Rama i shqetësuar

Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për ligjin që Edi Rama kërkon të miratojë për të mos lejuar pezullimin e tij, të ministrave dhe krerëve të disa institucioneve nga SPAK. 

Shehaj tha se Rama sulmon prokurorët, pasi ndihet edhe vetë i rrezikuar dhe mund të ketë fatin e Ballukut, pra të pezullohet nga detyra. 

"Çështja po bëhet qesharake. Rama synon të jetë i paprekshëm. Ajo që e ka shqetësuar Ramën shumë, nuk bën gjë tjetër veçse sulmon drejtësinë, pezullimi është i parashikuar në ligj.

Kushdo përveç të zgjedhurve, të gjithë të tjerët mund të pezullohen. Tani Rama pse po përdor ato 86 mandate? Është shqetësuar për demokracinë në vend? Apo për fatin e tij? Pas pezullimit të Ballukut mund të pezullohet Rama. Kjo nuk është fatkeqësi, shqyr që erdhi dita që një kryeministër mund të pezullohet. Shyqyr Zotit që erdhu dita që kryeministri i Shqipërisë të ndihet i rrezikuar dhe ai ndihet i rrezikuar. Sulmet që Rama po i bën drejtësisë janë të paprecedenta.

Përse e mblodhi grupin parlamentar? Është shqetësuar për ne? Për vete është shqetësuar. Pse po sulmon Rama çdo ditë drejtësinë? I quajti qen dhe minj.

Guxuan të shkonin tek ai. Nëse marrim njerëzit më të afër, rrethi i ngushtë i Ramës, janë ose të pandehur ose shkojnë përditë në SPAK. Agaçi dha dorëheqjen, nuk e dimë a po hetohet dhe a po merret i pandehur.

Shikoni sulmin që po i bën, ka tre javë që SPAK ka kërkuar shtim të mbrojtjes për Dumanin, KLP ka vendousr dhe ka pranuar kërkesën për shtimin e mbrojtjes dhe garda ka tre javë që nuk shton truprojat dhe mbrojtjen për Dumanin. Rama ishte në Durrës, kishte me dhjetëra gardistë, që e mbronin nga populli, jo nga kriminelët. KLP ka pranuar kërkesën e SPAK, nëse SPAK kërkon mbrojtje për Dumanin e bën sepse është i kërcënuar", tha Shehaj. 

 

Po ndodh...