"I shpallin luftë mendimit kundër"/ Krasniqi: Liderët shqiptarë, produkt i revolucionit kinez

Strukturimi i një force politike opozitare në fillimet e pluralizmit nuk ishte i lehtë, sepse PPSH ishte ende aktive bashkë me sigurimineshtetit dhe nuk ngurronin të vazhdonin përdorimin e metodave staliniste.
Ndryshimet në kampin e trashëgimtarëve të PPSH-së po vononin, edhe pse partia e tyre u shndërrua brenda një nate në Partinë Socialiste të Shqipërisë.
Gjithsesi demokratizimi i Shqipërisëpritej të fillonte nga Partia Demokratike, që gjithashtu përbehej nga një grup intelektualësh me mentalitet komunist. Megjithatë, Afrim Krasniqi thotë se e shkuara e diktaturës komuniste do të ishte prezent për shkak të edukimit që kishte secili pjestar i elitës.
“Formimi i lidërëve të sotëm në Shqipëri është komunist, shumica e tyre janë formuar dhe janë produkt i revolucionit kinez komunist, shpallja luftë kundër mendimit ndryshe e deri edhe kundër Zotit. Është e pamundur është utopi që të presim nga kjo klasë politike demokraci.”– shprehet ai.
Janë disa ngjarje që për shumë prej protagonistëve, ndryshuan rrjedhën e historisë së Partisë Demokratikedhe diktuan ritmin e rrugës së shqiptarëve drejt demokracisë. Besnik Mustafaj beson se nuk mund të kishte ndodhur ndryshe, referuar edhe metastazave të së shkuarës qëe shoqëronte elitën e re, por dhe shoqërinë shqiptare në tërësi.
“Në atë kohë ishim një shoqëri e çliruar dhe jo një shoqëri e lirë në një shoqëri të çliruar, metastazat e së kaluarës ekzistojnë por në një shoqëri të lirë nuk ekzistojnë sepse atje e kaluara ka të njëjtat vlera morale e politike si dhe e sotmja. Në mesataren e shoqërisë, opinioni publik mënyra se si e kërkon liderin të fortë, vendimarrës e kërkon të dallohet nga të tjerët . Ato janë edhe të elitat. Në këtë kuptim unë nuk besoj se e kaluara është shfaqur tek Berisha më shumë se tek secili anëtar i PD-së apo te secili qyetatar shqiptar”– u shpreh Besnik Mustafaj, themelues i PD-së.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




