Inaugurohet konsullata greke në Korçë, flet Fredi Beleri: Ngjarje historike, zgjedhjet parlamentare ishin të manipuluara
Eurodeputeti Fredi Beleri ishte i pranishëm sot në çeljen e konsullatës greke në qytetin e Korçës. Beleri ka dhënë dhe një intervistë për median, duke shprehur gëzimin e tij për inaugurimin e konsullatës.
Nga ana tjetër Beleri është shprehur edhe për zgjedhjet e 11 majit, duke nënvizuar se ato ishin të manipuluara dhe të vjedhura.
Eurodeputeti thekson se kishte trysni ndaj votuesve, teksa ky ishte dhe qëndrimi i vëzhguesve parlamentarë që ishin në Shqipëri.
Cili do të jetë qëndrimi juaj në Parlamentin Europian për kontestimin e zgjedhjeve që ka bërë opozita?
Sot nuk kemi zgjedhje, është një ditë feste, inaugurohet një ngjarje historike për qytetin e Korçës. Është një godinë që nga sot do ta ketë Konsullata Greke, e cila do të jetë një institucion që do të përparojë marrëdhënien e dy shteteve. Sa për zgjedhjet, unë besoj se raporti i OSBE-ODIHR dhe vëzhguesve europianë është fare i qartë ky do të jetë edhe qëndrimi ynë.
Që do të thotë se zgjedhjet ishin të manipuluara, të vjedhura, dhe nuk kanë të bëjnë fare me një shtet që aspiron Bashkimin Europian.
Ky është edhe qëndrimi i BE-së?
Ky është qëndrimi i vëzhguesve parlamentarë që ishin në Shqipëri. Është pikërisht ky kishte ndikime të qeverisë, të administratës dhe kishte trysni ndaj votuesve.
Komentim për marrëveshjen Shqipëri-Greqi për detin.
Është një çështje që dy ministrat dhe qeveritë ta zgjidhin me mirëkuptim. Çështja e detit nga marrëveshja e vitit 2009 është një marrëveshje në interes të të dyja shteteve dhe duhet t’i përmbahen asaj marrëveshjeje.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
