Iu hoq imuniteti i deputetit, Berisha sulmon Ramën: Asnjë vendim i gjykatës nuk mund të realizojë ëndrrat e tij

Ish-kryeministri Sali Berisha pas mbledhje së kryesisë së Rithemelimit ka dalë në një prononcim për mediat.
Berisha u ndal te heqja e imuniteti të deputetit, ku sulmoi kryeministrin Edi Rama, ku tha se asnjë vendim i gjykatës nuk mund të realizojë ëndrrat e kreut të qeverisë.
Ndër të tjera ish-kryeministri theksoi se data 27 dhjetor do të jetë ditë proteste.
“Asnjë vendim i gjykatës nuk mund të realizojë ëndrrat e Ramës. Do i qëndroj përballë deri në gjunjëzimin e tij. Ai është frikacak, por ju garantoj që do përfundojë atje ku e meriton. Si mund të jem i kënaqur unë që Partia është në këmbë. Ju kujtoj se data 27 është ditë proteste.
Për sa i përket mbledhjes u diskutuan për disa çështje organizative në mënyrë që të rikonstruktohet sektori i ri i riorganizimit. Do krijohen edhe disa koordinatorë që do merren me organizimin e partisë”, u shpreh Berisha.
-
-
-
-
Çfarë do të ngelet nga “Foltorja” pas arrestimit të Sali Berishës?!
21 Dhjetor, 20:24 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





