“Jap dorëheqjen vetëm nëse Ukraina futet në NATO!”- Zelensky: Jemi të gatshëm të nënshkruajmë marrëveshjen me SHBA për mineralet
Pas një dite të ngarkuar në Britaninë e Madhe, presidenti i Ukrainës është nisur drejt aeroportit Stansted të Londrës, ku ka kaluar 90 minutat e fundit duke iu përgjigjur pyetjeve të një grupi gazetarësh.
I pyetur se si ndihet ai për perspektivën e zgjedhjeve në vendin e tij, pasi disa republikanë amerikanë, duke përfshirë senatorin Lindsay Graham dhe kryetarin Mike Johnson, sugjeruan që Zelenskyy të tërhiqej nga pozicioni i tij pas përplasjes në Zyrën Ovale me Donald Trump.
Zelensky është shprehur se do të japë dorëheqjen nëse Ukrainës i jepet anëtarësimi në NATO, një kërkesë që ai e ka bërë që nga fillimi i luftës me Rusinë.
“Jam i këmbyeshëm me NATO-n”, thotë ai. “Kam thënë që shkëmbehem për anëtarësim në NATO, atëherë do të thotë se e kam përmbushur misionin tim. NATO do të thotë se kam përmbushur misionin tim”, wshtw shprehur Zelensky.
Po ashtu, ai është pyetur për marrëdhëniet e Ukrainës me Shtetet e Bashkuara pas takimit shumë të tensionuar Trump dhe zëvendëspresidentin JD Vance.
Pavarësisht kësaj, ai u tha gazetarëve në aeroportin Stansted se marrëdhënia mes dy vendeve është “e fortë”.
“Ne i jemi mirënjohës popullit të SHBA. Ne u jemi mirënjohës të gjitha shoqërive në vendet që na mbështesin. Ne jemi shumë mirënjohës,” thotë ai.
Po ashtu, ai është shprehur për mediat se Ukraina mbetet ende e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet e rralla me SHBA-në, pavarësisht çfarë ndodhi në Shtëpinë e Bardhë.
“Është jashtë politikës për të vazhduar atë që ndodhi në të kaluarën, ne jemi konstruktivë,” tha ai, duke shtuar më tej se “nëse kemi rënë dakord të nënshkruajmë marrëveshjen e mineraleve, ne jemi gati ta nënshkruajmë atë”. “Marrëveshja që është në tryezë do të nënshkruhet nëse palët janë gati,” përfundon ai.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
