''Jeni forca politike që mishëruat dhunën dhe agresivitetin''/ Eduard Shalsi: Keqardhje që e përdoret rastin e Martinit për kapital politik

Deputeti socialiste Eduard Shalsi mbajti fjalën e fundit në foltoren e Kuvendit përpara se të miratohej projekt buxheti i vitit 2025 me 75 vota pro. Shalsi fillimisht shprehu ngushëllimet për humbjen e jetës së 14 vjeçarit pas goditjes me thikë dje pranë shkollës Fan Noli.
Më tej akuzoi opozitën se po e përdorin për politikë këtë rast. Sakaq, vlerësoi projekt buxhetin e vitit të ardhshëm duke nënvizuar shtimin e investimeve, uljen e papunësisë dhe rritjen e konsumit.
'Thellësisht i trishtuar dhe madje i mbushur me indinjatë të madhe nga humbja tragjike e jetës së një djaloshi. Ngushëllimet tona shkojnë me familjarët. Bëj një thirrje për pjesën racionale tuajin për shkak të sjelljes tuaj që e përdorën për kapital politik këtë ngjarje. Kjo forcë politike që mishëroi dhunën dhe agresivitetin kur arriti klimaksin kur sulmoi selinë e PD apo kur përdori fëmijët në protestë. Kjo ngjarje tragjike është një këmbanë mbi rëndësinë për të adresuar dhunën, për të marrë përgjegjësinë tona.
Ti shndërrojmë ngjarje të tilla në leksione për të rritur ndërgjegjësimin, për të marrë angazhim të fortë së bashku të kultivojmë respektin mes nxënësve, mësuesve. Investimet e huaja direkte po kapin shifrën 1.6 mld euro. Vëllimi ekonomik rritet në mënyrë të qëndrueshme. Papunësia në nivelet e ulëta. Prodhimi i përgjithshëm bruto ka kapur shifrën 25 mld euro. Konsumi për fatin tuaj të keq është rritur 10.4%. dëgjova një deputet nuk është këtu, nuk ju marr seriozisht. I cili institucionet e huaja financiare që kompanitë e huaja i quajti patronazhistë.'
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

