Kalon ora e nisjes së protestës, Berisha “i kyçur” në seli! Tabaku justifikohet: Nuk ka nisur akoma

22 Dhjetor 2025, 18:11 / POLITIKË ALFA PRESS

Kalon ora e nisjes së protestës, Berisha “i kyçur”

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është e para nga demokratët e cila iu është bashkuar qytetarëve të cilët janë mbledhur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit për të protestuar kundër qeverisë Rama.

Në një fjalë të shkurtër për mediat, Tabaku theksoi se qytetarët shqiptarë këtë të hënë duhet të dalin për familjen e tyre, dhe jo për Partinë Demokratike. E pyetur lidhur me pjesëmarrjen, e cila vlen të theksohet që është e pakët, ndryshe nga protestat e tjera të Berishës, Tabaku u justifikua duke thënë që “nuk ka filluar akoma”.

“Do ketë disa fjalime politike dhe jo vetëm dhe pastaj fjalë ne kanë qytetarët. Le ti mos i paraprijmë protestës. Kjo është protestë e qytetarëve. Nuk ka filluar akoma, njerëzit janë edhe të acaruar, nuk kanë filluar akoma, por megjithatë është e mirë”, tha Tabaku, ndërkohë që Sali Berisha, ndonëse ora zyrtare e kësaj proteste ka kaluar është “mbyllur” në seli dhe deri më tani nuk iu është bashkuar qytetarëve.

 

Po ndodh...

ide